Në ditën e 7 marsit, kur festohet dita e mësuesit, disa profesorë dhe veteranë të arsimit thanë se shkollat janë të politizuara. Xheladin Murati tha se mungesa e cilësisë së teksteve, projektet të ndryshme eksperimentale si edhe hapja e shumë shkollave private ka bërë që arsimi në Maqedoni të humbë cilësinë.
“Vetë fakti se në arsim bëhen shumë reforma edhe eksperimentohet me nxënësit, është njëri nga faktorët që e ulë cilësinë, mungesa e teksteve cilësore është faktori i dytë, zhvillimi i rrjetit shkollor është faktori tretë, faktori katër është ngritja e shkollës së mesme në shkollë të domosdoshme të obligueshme e cila e ulë dukshëm cilësinë në arsim edhe sa më shumë që kemi universitete private aq me shumë cilësia në arsim bie , sepse atje nuk ka konkurrencë lojale për cilësi, por konkurrencë për jo cilësi”, tha Xheladin Murati, veteran i arsimit.
Murati thotë se politika është një faktor që po humb cilësia në arsim, ndërsa mungesa e kuadrove ka bërë që arsimi të vazhdoj të humb cilësi.
“Ne flasim që politika të mos përzihet në arsim, politika të mos përzihet në organizimin e arsimit, politika të jetë jashtë arsimit, të behët departizimi i shkollës depolitizomi arsimit, por këtu në fakt ndodhën e kundërta , partizimi edhe politizimi arsimit është skajshmërisht më e pranishme se çdo gjë tjetër dhe ka reflektime të sinqerta që ndikojnë në rënien e cilësisë në arsim”, shtoi Murati
Por profesori Zeqir Kadriu mendon cilësia e arsimit ka rënë edhe pse kjo ministri është udhëheq nga ministra shqiptar, por politizimi e ka bërë që të humb cilësia
“Për fat të keq ministria e Arsimit është udhëhequr nga ministra shqiptarë dhe shumë pak është punuar në këtë drejtim sepse shkolla jonë do të duhet të ishte me një nivel më të lartë sot. Do të duhet të ishte në piedestalin më të lartë pasi e meriton një shkollë shqipe. Dhe ne i shohim vetë që kuadrot edhe në institucione, zgjidhje në mënyrë të dirigjuar partiake edhe kjo nuk i bën mirë arsimit shqip”, tha profesori Zeqir Kadriu.
Me rastin e shtatë marsit pothuajse në të gjithë shkollat shqipe ka pasur organizime te ndryshme. /TV21/