HULUMTIMI/ 30 për qind e studentëve ishin viktima të diskriminimit

Tridhjetë për qind e studentëve të universiteteve në vend kanë qenë viktima të diskriminimit, tregon hulumtimi “Hyrje në diskriminimin e studentëve” të realizuar nga Forumi Arsimor Rinor (FAR).

Si arsye më të zakonshme për diskriminim studentët i përmendën njohuritë dhe notat mbi mesataren. Më të diskriminuar janë studentët që janë deklaruar homoseksualë në hulumtim, përkatësisht 43,5 për qind.

Të dhënat tregojnë se studentët femra kanë më shumë gjasa të diskriminohen në universitete sesa studentët meshkuj.

Në prezantimin e sotëm të gjetjeve kryesore të hulumtimit, u theksua se është alarmante që vetëm 7.6 për qind e dinë se ekziston një procedurë për raportimin e diskriminimit nëpër fakultete.

Në pyetjen se sa të kënaqur janë me klimën e universitetit dhe fakultetit, nota mesatare është 3.11, që tregon se studentët janë mbi mesataren të kënaqur me klimën e universiteteve dhe fakulteteve.

Rekomandimet e dala nga hulumtimi kanë për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, përgatitjen dhe miratimin e akteve të brendshme për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në universitete në themelimin e të cilave studentët do të kenë një pjesëmarrje të konsiderueshme, duke kryer anketa vjetore anonime të diskriminimit nga organet speciale për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Për sa i përket distancës sociale, studentët duan të përfshihen në bashkëveprim me njerëzit. Sipas hulumtimit, vërehet se distanca sociale është më e vogla në UKIM dhe UKLO, ndërsa më e madhja në USHT.

Studentët në përgjithësi ndihen shumë të sigurt në mjedisin akademik, përkatësisht mjedisin e ndjejnë si mjaft të sigurt. Por studentët me aftësi të kufizuara ndihen më të pasigurt.

Hulumtimi FAR është realizuar në kuadër të projektit “Perceptimi i Studentëve të Diskriminimit” i cili është mundësuar me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur.