Në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, u mbajt takimi koordinues ndërinstitucional për vazhdimin e projektit “Për qytet të sigurt”.
Në takim morën pjesë përfaqësues të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të Seksionit për parandalim pranë SPB – Shkup, me qëllim përcaktimin e drejtimeve dhe aktiviteteve të lidhura me realizimin e këtij projekti, në përputhje me programin vjetor të Seksionit për parandalim pranë SPB – Shkup që ka të bëjë me marrjen e masave dhe aktiviteteve parandaluese për përmirësimin e sigurisë së përgjithshme.
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i sigurisë së përgjithshme dhe personale të nxënësve, dhe në të njëjtën kohë reduktimi i të gjitha formave të dhunës ndërmjet nxënësve, dhunës në garat sportive dhe formave të tjera të sjelljeve të pahijshme dhe devijuese në vende publike që lidhen me popullatën e re, si dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, përfshirë këtu edhe dhunën ndërmjet moshatarëve dhe sigurinë në trafikun rrugor.