SKRININGU NË SHKOLLA/ Bekim Sali: Do diskutohet nesër, e rëndësishme të dihet nëse ka nevojë për masa shtesë

Në seancën e nesërme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të vendoset si dhe kur do të bëhet skriningu në shkolla, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, transmeton Schoolture.info

Ai tha se kjo do të jetë njëra nga pikat të rendit të ditës të Komisionit për Sëmundje Infektive.

“Java e parë është shumë me rëndësi që të reagohet shpejtë nëse ka nevojë për të ndërmarr ndonjë masë shtesë”, tha Bekim Sali.

Përndryshe nesër fillon gjysmëvjetori i dytë me prezencë fizike. Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë është prolonguar për dy javë për shkak të gjendjes epidemiologjike në vendin tonë. /Schoolture.info