Dita Ndërkombëtare e Arsimit e gjenë vendin me shumë sfida e në veçanti në këtë kohë pandemia ku sfidë për të gjithë ishte edhe mësimi online, kështu u shprehën Xheladin Murati dhe Fadil Lushi në programin e mëngjesit Happy Day. Sipas tyre me sjelljen e ligjit për arsim të mesëm të obligueshëm ra cilësia e arsimit në vend si dhe për ndryshimin e së njejtës duhet të ketë reforma rrënjësore.
Arsimi I mesëm I obligueshëm dhe numri I madh I universiteteve private, kanë ulur cilësinë e arsimit në vend, vlerëson ish-pedagogu Fadil Lushi. Padyshim edhe pandemia por edhe mësimi nga distanca, sipas tij, kanë ndikuar në rënien e cilësisë së arsimit në vend.
FADIL LUSHI – ISH-PEDAGOG
“Me sjelljen e ligjit për arsimin e mesëm të detyrueshëm në RMV kemi rrënie drastike të cilësisë sidomos në vlerësimin e të arriturave të nxënësve nga ana e arsimtarëve . …Dy vitete e fundit kemi patur një rrënie drastike të vlerësimit të njohurive të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm”.
Sipas profesorit Xheladin Murati, për ngritjen e cilësisë, arsimit I nevojiten reforma rrënjësore, të cilët, sipas tij vitet e fundit ka rezultuar të pasuksesshme.
XHELADIN MURATI – PROFESOR
“Për çdo reformë që vjen në mënyrë supordinare nga lartë në qoftë se arsimtarët nuk janë të përgatitur për atë nuk realizohet reforma dhe sot të gjitha reformat dhe ndryshimet që kanë ndodhur nuk kemi ndonjë vështrim kritik u bë mirë ose u bë keq, vazhdojmë “.
Ndyshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 24 janarin si Ditë Ndërkombëtare të Arsimit duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global.
Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e arsimit, sipas të dhënave të UNESCO-s, 262 milionë fëmijë dhe adoleshentë nuk shkojnë në shkollë, 617 fëmijë dhe adoleshentë nuk dijnë të lexojnë dhe nuk I dijnë bazat e matematikës dhe rreth katër milionë fëmijë – refugjatë nuk mund të shkojnë nëpër shkolla për shkak të konflikteve të armatosura ose humbjes së të afërmve. /KlanMacedonia/