RUSI/ Macja më e madhe në botë, ja sa peshon

Në qytezën e Star uOskol të Rusisë, ekziston një mace gjigante, që peshon sa një fëmijë dyvjeçar. Macja, e quajtur Kefir, është e racës ‘Maine Coon’ dhe i përket pronares Yulia Minina. Ajo thotë se e bleu Kefirin dy vjet më parë, kur ishte kotele. “S’mund ta kisha menduar që një kotele të bëhej kaq e madhe. Ajo nuk është vetëm e madhe në paraqitje por është dhe shumë inteligjente dhe sillet shumë butësisht. Kur miqtë dhe të njohurit vijnë në shtëpi, ajo merr të gjithë vëmendjen dhe i lejon të gjithë ta përkëdhelin, tamam sikur të ishte një qen”, thotë Yulia. Kefir është tashmë një vjeç e dhjetë muaj dhe peshon 12 kg. Por ajo konsiderohet ende kotele dhe raca e maceve Maine Coons mund të rritet deri në 3-4 vjet./Alsat.mk