Sonte Shtabi Koordiantiv për Përballje me Krizën ka mbajtur mbledhje në të cilën është diskutuar për situatën me pandeminë.
Është vendosur që fillimi i vitit shkollor të shtyhet për 1 shkurt, raporton Schoolture.info
Këtë vendim të Shtabit të Krizës vetëm pritet që ta konfirmojë Qeveria në mbledhjen e cila është duke u zhvilluar aktualisht.
Kujtojmë se një vendim i tillë është marrë për shkak situatës me koronavirusin.
Ditëve të fundit ka rritje të numrit të rasteve me KOVID-19, ndërsa dominant është varianti Omicron.