Ministri aktual i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri në përbërjen e re qeveritare pritet të emërohet ministër i Arsimit dhe Shkencës. Ai në një bisedë të shkurtër për TV21 tha se vendimet përfundimtare pritet t’i merr partia, me shumë gjasë gjatë javës së ardhshme. Ndryshe, më herët Shaqiri është përfolur se do të drejtojë ministrinë e Bujqësisë.