Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re.
Këtë vendim Carovska e ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme në një deklaratë para medieve gjatë vizitës së Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit.
“Në pesë vitet e kaluara së bashku me ekipin tim me të vërtet kemi punuar në interes të qytetarëve. Unë vazhdojë të luftojë dhe të përfaqësojë vlerat e njëjta dhe për politikat e njëjta dhe me të vërtet besojë në kapacitetin dhe fuqinë e shtetit, si dhe në fuqinë e grave dhe të rinjve”, ka thënë Carovska, deklaratën e së cilës e përcjell Schoolture.info.
Po ashtu siç dihet në këtë dikaster do të ketë edhe zv/ministër të ri, i cili do të jetë Lulzim Aliu, nga radhët e Alternativës.