Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Milla Carovska në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut firmosi marrëveshje ndërkombëtare me Bashkimin Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin kornizë për hulumtim dhe inovacion për periudhën 2021-2027.
Me inkuadrimin në këtë program, Republika e Maqedonisë së Veriut fiton mundësinë për të përforcuar dhe rritur mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal në fushën e shkencës dhe inovacionit,qasjen ndërkombëtare në kërkime të përbashkëta, integrimin e vendit në fushën e kërkimit Evropian dhe përmbushjen e qëllimeve për shkencën e hapur dhe qasjen deri te informacionet. Gjithashtu hapet tregu për kërkuesit, infrastrukturën kërkimore, lëvizshmërinë dhe bashkëpunimin me vende e tjera në këtë fushë.
Programi “Horizont Europe “i BE-së është programi më ambicioz deri më tani me buxhet prej 95.5 miliardë euro dhe paraqet instrument bazë për financimin e kërkimeve dhe inovacioneve në nivel europian dhe global.