TRAGJEDIA NË BULLGARI/ Në mesin e viktimave një nxënëse e Zef Lush Markut

Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit, “Zef Lush Marku” ka njoftuar se mes viktimave në tragjedinë në Bullgari, është edhe një nxënëse e kësaj shkolle.

Njoftim i shkollës në formë të integruar

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Drejtoria dhe mësimdhënësit e ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup me pikëllim të thellë shprehin ngushëllime deri tek familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë që ndodhi në Bullgari ndërsa të lënduarve shërime më të shpejta dhe të gjithë ndajnë dhimbjen bashkarisht me ta, ku ndër viktimat është dhe nxënësja e shkollës sonë Erda Muhaxheri.
Ngushëllime familjes Muhaxheri dhe gjithë familjeve të viktimave
Drejtori i SHMQSH ‘Zef Lush Marku’ Shkup
Faruk Zekiri