TRAGJEDIA NË BULLGARI/ 6 nxënës të shkollës “Ismail Qemaili” në mesin e viktimave – Ndërpritet mësimi

Nga tragjedia e cila ndodhi në Bullgari, kanë mbetur të vdekur edhe 6 nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemaili”, shkruan Alsat.

Ata ishin në udhëtim me familjarët e tyre.

Sipas informatave të Alsat, tashmë shkolla fillore “Ismail Qemaili” ka ndërprerë mësimin, për shkak të rastit që ka ndodhur./ Alsat.mk