Motoçikleta fluturuese Speedster, që na rikujton në fluturaket e filmit fantashkencë “Star Wars”, do të jetë i qasshëm në treg dhe raportohet se do të mund të lëvizë me shpejtësinë maksimale prej 240 kilometra në orë – me një çmim prej 380.000 dollarë.
Kjo fluturake është e dedikuar për nevoja të ushtrisë, shërbime të ndryshme të qeverisë, por edhe për klientë komercial që merret me aksione të kërkim-shpëtimit nëpër terrene të vështira malore, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, kompania që qëndron pas Speedsterit, tani synon ta ofrojë në treg blerësve të rëndomtë si mjet transporti për aktivitete të ndryshme rekreative.
Versioni “civil” gjithashtu do të përdor teknologjinë e ngritjes dhe zbritjes në tokë në mënyrë vertikale, kështu nuk do ta ketë problem të ngritet në ajër nga vendi – në një hapësirë që është e dedikuar për parkimin e një veture.
Speedster është pjesë e kompanisë amerikane Jetpack Aviation, e cila nga viti 2016 punon në zhvillimin dhe prodhimin e këtij mjeti të transportit.