Disa fëmijë në shkolla të ndryshme janë infektuar me koronavirusin, por ministri i Shëndetësisë thotë se rreziku është minimal.
“Protokollet në shkollat janë bërë në princip që të pengohet përhapja e virusit. Këto numra që i kemi tregojnë se një numër i vogël i nxënësve janë të sëmurë. Deri në fund të javës së kaluar kemi informacion se në katër shkolla të Shkupit, ka të sëmurë nga një fëmijë me numër të vogël të kontakteve, sot është regjistruar një fëmijë në Veles, edhe një tjetër në Shkup. Me të vërtet është shumë i vogël numri, praktikisht nëse respektohen protokollet fëmijët janë të sigurt”, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Schoolture.info
Filipçe tha se nga e mërkura do të shfuqizohet rekomandimi për mësim online për nxënësit e shkollave të mesme në Strugë dhe Kërcovë, ndërsa edhe një javë mbetet në fuqi rekomandimi për Tetovë dhe Gostivar.
Përgatiti: Schoolture.info