Të martën është afati i fundit për të aplikuar për vaktin ushqimor të subvencionuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nga MASH apelojnë që studentët të aplikojnë këto dy ditë të mbetura deri në fund të afatit, në mënyrë që të marrin pagesën e parë në fillim të muajit tetor. Edhe pse ky lloj subvenvioni është mjaft i nevojshëm për studentët, megjithatë lë hapësira për mos tu shfrytëzuar për ushqim, Carovska për Portalb.mk tha se kjo është zgjidhja më e mire për momentin, shkruan Portalb.mk.
Ky lloj subvencioni do të jepet në të holla në llogaritë bankare të studentëve, gjegjësisht 2,400 denarë në muaj, të destinuara për blerjen e ushqimeve të shëndetshme. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës presin që kjo e drejtë të përdoret nga rreth 40,000 studentë, dhe 15,627 janë regjistruar deri më tani.
“Studentët duhet që sot dhe nesër të plotësojnë aplikimin, në mënyrë që ata të mund të marrin pagesën e parë në vlerë prej 2,400 denarë në fillim të tetorit të këtij viti. Afati i ardhshëm për aplikimin për këtë subvencion është nga 1 deri më 31 tetor 2021, për studentët e vitit të ri akademik dhe ata që nuk janë regjistruar në semestrin veror,” thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Nga MASH thonë se studentët duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të aplikojnë për këtë subvencion.
“Është detyrë e jona të plotësojmë nevojat e të rinjve. Prezantimi i ushqimit të subvencionuar të studentëve, bursat e reja dhe shumat e shtuara të atyre ekzistuese janë një përgjigje ndaj kërkesave të studentëve që i takuam në një periudhë të shkurtër kohore. Të rinjtë duhet të jenë të kënaqur me kujdesin e shtetit për ta dhe mundësitë që u jep atyre për të arritur qëllimet e tyre personale dhe profesionale. Vetëm në atë mënyrë ata do të jenë mjaft të motivuar për të qëndruar në vendin e tyre dhe për të realizuar potencialin e tyre në vend”, shtuan nga MASH.
Gjithçka që duhet të dini për vaktin e subvencionuar ushqimor nga MASH.
Të drejtë aplikimi në afatin e gushtit (1-31 gusht) kanë studentët e rregullt në ciklin e parë të studimeve (shtetas të RMV-së) të regjistruar në semestrin veror të vitit akademik 2020/21.
Ndërsa në afatin e tetorit (1 – 31 tetor) të drejtë aplikimi kanë: studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin e parë të studimeve deri-diplomike, në vitin akademik 2021/22, si dhe studentët që nuk kanë qenë të regjistruar në semestër veror të vitit akademik 2020/21, e që do të regjistrojnë semestër dimëror në vitin akademik 2021/22.
Studnetët gjithashtu duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: të mos jenë në punë të rregullt, të mos regjistrohen si fermerë individualë, të mos kenë të ardhura mujore që e tejkalojnë pagën minimale neto në vitin aktual.
Kështu mund të aplikohet:
Kandidatët duhet të paraqiten në formën elektronike në këtë link. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe të nënshkruara t`i bashkëngjisin në fletëparaqitjen elektronike në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes së cilës aplikojnë për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë.
Çdo kandidat mund të kontrolloj fletëparaqitjen e parashtruar, në aplikacionin elektronik në menynë” Aplikacionet e mia”.
Sapo t’i marrin këto subvencione, fondet e studentëve do të paguhen direkt në llogaritë e tyre të transaksioneve. Në këtë mënyrë, me fondet e fituara që do të paguhen nga shteti, do të mund të paguhet te çdo tregtar. Ndryshimet ligjore lejojnë që ushqimet e studentëve të sigurohen nga dyqanet, dhe jo vetëm nga objektet e hotelerisë. Sidoqoftë, rekomandimi për studentët është që fondet mujore të përdoren për blerje të ushqimit.
Në këtë video mund të shihet mënyra e aplikimit. Informacione më të detajuara për konkursin mund të gjenden në këtë link.