Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se për shkak të numrit të madh të nxënësve, është sjellë vendimi që shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar të fillojnë vitin shkollor me mësim online.
Për këtë, ministria tha se është vendosur që shkollat fillore të vazhdojnë me prani fizike.
“Vlen për shkollat e mesme, pasi bëhet fjalë për një numër të madh. Për këtë mendojmë se shkollat fillore mund të fillojnë me prani fizike”, u shpreh numri një i shëndetësisë.
Vendimi vlen për dy javë, pas çfarë do të vijojë vendim i ri të bazuar në gjendjen epidemiologjike.