KËRKESA PËR MËSIM ONLINE/ Carovska: E respektoj mendimi e të gjithëve, por fillojmë me prezencë fizike

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska ka deklaruar se të gjitha shkollat janë të përgatitur që mësimi të fillojë më 1 shtator. Ajo ka thënë se do të fillohet me prezencë fizike dhe do të ndiqet situata.

Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me qëndrimin e dy shoqatave, njëra e cila kërkon mësim online dhe të drejtë përzgjedhje për cdo prindër, dhe tjetra e cila kërkon mësim me prezencë fizike.

Carovska tha se i respekton të gjitha mendimet, por se do të zbatohet vendimi qeveritarë për fillim të mësimit me prezencë fizike.

“Në udhëhiqemi nga përvojat ndërkombëtare dhe vendore nga viti i kaluar dhe nga rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive. Ajo që është konfirmuar në qeveri që në qershor është se Ministria duhet të përgatitet për tre skenarë: njëra me prezencë të plotë fizike, i dyti model hibrid dhe i treti- të gjithë me mësim onlne”, tha Carovska, duke shtuar se me rekomandim të Shtabit Koordinativ është sjellë vendimi që nga 1 shtatori të fillohet me prezencë fizike për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat.

Përgatiti: Schoolture.info