Universitetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të koordinohen me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, për mënyrën se si të fillojnë studimet, online apo me prezencë fizike. Kështu njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, i cila u bëri thirrje të gjithë universiteteve që të drejtohen deri tek autoritetet shëndetësore për modelet që planifikojnë të fillojnë vitin dhe së bashku të vendosin se si më tej dhe në bazë të cilave protokolle.
Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Universitetet të cilët dëshirojnë të sjellin vendim për fillimin e studimeve me cilindo skenarë, duhet të jetë në koordinim dhe konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, para se të vendosin”.
E pyetur se si do të vazhdohet mësimi, në qoftë se numri i nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme tejkalon dhjetëpërqindëshin e të infektuarve, numri një i Аrsimit tha se varësisht prej situatës epidemiologjike dhe nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse konstaton rrezik, ashtu edhe do të ndryshohet modeli i mësimit.
Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Plani është i sjellur në qershor dhe në bazë të njëjtit procedojmë deri sot. Se si do të ndryshohet pasqyra epidemiologjike ashtu edhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do ta njoftojë ministrinë se është paraqitur rrezik. Në mënyrë plotësuese, ashtu edhe si vitin e kaluar, që 40 përqind e nxënësve kanë zhvilluar mësim me prezenc fizike në shkolla dhe nuk kishte asnjë rast të transmetimit të shpejtë të Kovid-19, tregon që me respektimin e protokolleve mund të ndërpritet transmetimi i virusit”.
Carovska gjithashtu konsideron se në mënyrë të duhur i udhëheqin proceset dhe në nivel ditor i ndjekin të gjitha rastet pozitive. Ndërsa, vitin e kaluar Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga të gjitha shkollat ka mbledhur të dhëna se sa mësimdhënës dhe nxënës me prezencë fizike ishin pozitiv dhe sa mësues dhe nxënës, që mësimin e kanë ndjekur online ishin pozitiv, në mënyrë që të kishin qasje në pasqyrën e gjendjes epidemiologjike.
Burimi: TV SHENJA