Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i respekton të gjitha instruksionet që jepen nga autoritetet shëndetësore. Nëse ka instruksione të ndryshme për veprimin e përgjithshëm në një komunë ose në një rajon edhe MASH do të përshtatet në atë. Për momentin nuk kemi instruksione të ndryshme në asnjë qytet, në asnjë komunë ose rajon dhe pikërisht për këtë vazhdojmë me instruksionin se në nivel kombëtar zbatojmë politikë arsimor me intensitet dhe praktikë të njejtë. Nëse kjo ndryshon, gjithsesi edhe MASH do të përshtatet.
Këtë sot e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila së bashku me kryeministrin Zoran Zaev morën pjesë në lëshimin në përdorim të sallës sportive në SHFK “Aleksandar Zdravkovski” në Jegunovce.
E pyetur për atë se cilat janë arsyet dhe kush do të vendosë nëse fëmijët do të ndjekin ose jo mësim, Carovska tha se për këtë nuk do të vendosë ministria kompetente ose Qeveria, por vetë shkollat.
“E qartë është se në program por edhe në vendimin e Qeverisë se për arsye jomjekësore për të cilat shkolla do të ketë mjaft argument të vendosë për atë. Nuk do të vendosë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qeveria, megjithatë bëhet fjalë për raste individuale, për raste të rralla të cilat në shkolla do të duhet të dorëzojnë argument si prindërit ose tutorët, në varësi se kush vjen për të biseduar në shkollë. Edhe vetë shkolla, së bashku me kolektivin e shkollës dhe drejtorin do të vendosë për çdo kërkesë individuale që do të arrijë në shkollë”, sqaroi Carovska.
Ministrja potencon se interes më i lartë i nxënësve është të jenë në shkollë. Dhe atë, siç tha, e potencojnë edhe UNICEF, Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) atë e treguan vendet e zhvilluara si Gjermania, Britania e Madhe, vendet skandinave të cilat me të vërtetë kanë mesatare shumë të vogël të javëve të kaluara jashtë shkollës gjatë gjithë vitit të kaluar shkollor dhe atë para asaj i mbanin shkollat maksimalisht të hapura.