Një grup shkencëtaresh të Institutin Kërkimor të Akuariumit në brigjet e Kalifornisë zbuluan një peshkë që ndryshon formë. Ai është ngjyrë portokalli e ndritshme. Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm pasi vetëm 18 krijesa të këtilla janë parë ndonjëherë në tre dekadat e kërkimit të studiuesve. Femra e vëzhguar së fundmi në det të Gjirit Monterey, u pa “gjysmë duke notuar, gjysmë duke rrëshqitur” 6,000 metra në thellësitë e Oqeanit Paqësor. Ky peshk kalon një transformim mahnitës kur arrin moshën madhore, por rezultati varet nga gjinia e tij. Brenda trupit të tyre gjithashtu përjeton një transformim të plotë: ezofagu dhe stomaku i tij zhdukendhe zëvendësohen nga organet seksuale dhe një mëlçi gjigante. Peshku balenë femër duron më pak ndryshime sesa mashkulli. Ajo zhvillon një trup të ngjashëm me një balenë, e cila është ajo që shkencëtarët Smithsonian mund të kenë vërejtur më shumë se një shekull më parë, dhe është shumë më e madhe se një mashkull. Peshku balenë u pa për herë të parë në 1895.