Ditëve të fundit është rritur tej mase numri i të infektuarve të rinj me virusin korona. Një gjë e tillë ka detyruar Komisionin për Sëmundje Infektive (KSI) bashkë me Qeverinë të vendosin masa të reja restriktive për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), vazhdimisht kanë deklaruar se hapja e shkollave për të gjithë nxënësit është prioriteti kryesor i tyre, por njëherë është edhe proces i rëndësishëm për përgatitjen intelektuale, emocionale dhe fizike të nxënëseve. Ndërkohë plani aktual i MASH-it, ka parashikuar tre modele të mbajtjes së procesit mësimor në vitin e ri shkollor. Sipas planit, modeli i parë është mësimi me prani fizike për të gjithë nxënësit, modeli i dytë është mësimi nga distanca dhe i fundit është modeli i kombinuar me prani fizike dhe me mësim nga distanca. Ndërkohë modeli i dytë dhe i tret nuk do të vlej për nxënësit deri në klasën e katërt. Nga mësimi me prani fizike të detyruar nuk do të jenë nxënësit e grupeve të rrezikuar me një vërtetim nga mjeku amë apo nga një pediatër. Ata do të ndjekin mësim në distancë që do të realizohet në të njëjtën kohë derisa mësimdhënësi e mban orën me nxënësit që ndjekin mësimin me prani fizike.
Nga ana tjetër, Zharko Karaxhoski, për gazetën KOHA, deklaroi se për momentin nuk mund të thuhet asgjë se si do të zhvillohet procesi mësimor nga shtatori sepse kjo varet krejtësisht se si do të jetë pasqyra epidemiologjike në vendin tonë gjatë muajit shtator. “Varet se si do të jetë gjendja epidemiologjike, tani nuk mund të themi asgjë rreth asaj se si do të zhvillohet procesi mësimorë”, shprehet Karaxhoski.
Ndërkohë nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, Luka Paviçeviç, për gazetën KOHA, ka deklaruar se qëndrimi i tyre si union është që viti i ri shkollor të zhvillohet me model të kombinuar. “Ne aktualisht jemi duke punuar në krijimin e ndryshimeve tona në Planin dhe për procesin mësimor të MASH-it. Menjëherë para fillimit të vitit shkollor, ne do të kërkojmë një takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë”, thotë Paviçeviç. Ai në fund ka shtuar se deri më tani ende nuk kanë marrë vendim për ndonjë bojkot apo protestë, por që do të diskutohet në Kuvendin e përgjithshëm. Ndryshe, nga MASH bëhet e ditur se nevojitet gatishmëri e të gjitha palëve të prekura për ndryshim të mënyrës së mësimit dhe kalim nga një model në modelin tjetër që në situatë të caktuar do të jetë më i zbatueshëm. Vlen të thuhet se ekspertët e arsimit kanë bërë thirrje që nga një shtatori mësimi të filloj me prani fizike pasi që tani edhe vaksinimi i qytetareve është dhe rrezikshmëria nga virusi korona do të jetë e vogël. Gjithashtu edhe kryeministri Zoran Zaev, para disa dite ka thënë se qëndrimi i tij është që procesi mësimor në vitin e ri shkollor të filloj me prani fizike.