Mbështetje për më shumë se 150 nxënës nga gjithë shteti për projekte të gjelbërta inovative. Gjithësejt 19 shkolla fillore dhe të mesme nga gjithë shteti do të realizojnë projekte të gjelbëlbërta për mbrojtjen dhe përmirësimin e projekteve për ambient jetësor dhe biodiverzitetin. Projektet janë shpërblyet në thirrjen publike “Sfidë për hulumtuesit e rinj #4 – projekte të gjelbërta” i zbatuar nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në këto projekte do përfshihen 150 nxënës dhe 38 mentorë, ndërsa 70% të projekteve janë mbështetur nga FIZHT për herë të parë. Më bën krenar shembulli i SHMK “Gligor Prliçev” dhe SHMKE “Shën Naum Ohridski” nga Ohri, që aplikojnë për herë të parë dhe kanë arritur radhitje si të parat në dy kategori. Për herë të parë janë radhitjr shkolla nga Zrnovci, Gjevgjelia, Vallandova, Resnja dhe Shuto Orizarja. Buxheti i tërë për thirrjen publike është tre milion denarë, ndërsa shumat e parapara për çdo projekt janë deri më 200 mijë denarë. Arsimtarët që i udhëheqin projektet fituese do të shpërblehen me nga 30 mijë denarë, të cilat mund t’i përdorin për blerje të pajisjeve për punë si kompjuter personal, tablet, printer apo ndonjë paisje tjetër digjitale për zbatim të procesit mësimor.