Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se ka hapur ueb-faqe të re ku do të mund të sigurohen të dhënat në lidhje me reformat që krijohen dhe zbatohen në arsimin fillor.
Siç njoftojnë nga ministria, në ueb-faqen www.osnovnoobrazovanie.mon.gov.mk, qytetarët do të mund të njoftohen për aktivitetet në vijim dhe të ardhshme që MASH dhe institucionet kompetente në fushën e arsimit i zbatojnë, përkatësisht i planifikojnë, me qëllim që të modernizohet baza e sistemit arsimor në Maqedoni.
“Ueb-faqja përmban sqarime të përmbajtjes së planit për reforma në arsimin fillor, ndërsa janë publikuar të gjitha dokumentet e ndërlidhura me ndryshimet, si dhe me Konceptin për arsim fillor, ngjarjet e reja dhe standardet nacionale në bazë të së cilës janë përgatitur, por edhe rregullativa ligjore aktuale”, theksojnë nga MASH./