FILLON PROCEDURA PËR REFERENDUM KUNDËR DIGJITALIZIMIT TË TEKSTEVE

Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”, ka filluar iniciativë të re për referendum kundër Ligjit të ri për arsim fillor dhe të mesëm, ku mes tjerash parashihet edhe përdorimi i librave digjital. Për këtë qëllim, iniciativa sot ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor kërkesë për hapjen e organeve zgjedhore për grumbullimin e 100 nënshkrimeve nga qytetarët, të cilat më pas do të dorëzohen në Kuvend me qëllim që të fillojë procedura për shpalljen e referendumit.

Iniciativa qytetare

“Iniciativa do të dorëzojë propozimin për Referendum në Kuvendin e Maqedonisë, për shprehje të drejtpërdrejtë të vullnetit të qytetarëve për propozim ligjin për libra dhe materialin mësimor në arsimin fillor dhe të mesëm. Në përputhje me interpretimin autentik të Ligjit, nënshkrimet e qytetarëve për fillimin e iniciativës qytetare në nivel shtetëror jepen në formularë para organit të administratës shtetërore, gjegjësisht, njësisë rajonale të KSHZ-së, kompetent për evidentimin e të drejtës zgjedhore”

Nga iniciativa qytetare njoftojnë se 100 nënshkrimet e para do të grumbullohen në njësitë rajonale të KSHZ-së në Komunën Qendër në Shkup, si dhe në njësinë rajonale në Manastir. Ato do të qëndrojnë të hapura tre ditë, nga e marta deri të enjten, me fillim nga ora 08:30 deri në ora 16:30. Kjo iniciativë vjen pasi Kuvendi, ditë më parë refuzoi iniciativën e parë për referendum për shkak të mangësive procedurale. Iniciativa qytetare për libra dhe mësim, ka kundërshtuar ndryshimet ligjore në arsimin fillor dhe të mesëm që në promovimin e tyre, fillimisht përmes bojkotit të mësimit dhe më pas edhe përmes protestave.

Burimi: Shenja