DIGJITALIZIMI I TEKSTEVE, PARLAJMËROHEN PROTESTA

Prindërit nga nisma qytetare “Libra dhe Mësim duhet të ketë” në konferencën për media tëmbajtur para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, thanë se kërkesat e tyre kundër digjitalizimit të librave nuk u dëgjuan nga institucionet arsimore dhe si bartës të përgjegjësisë për fëmijët e tyre, hapi i tyre i ardhshëm do të jetë marshime dhe protesta të qeta, nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut. Dragana Spasevska, koordinatore e kësaj iniciative, deklaroi se nuk mund të lejojnë që e ardhmja e fëmijëve të tyre të kompromentohet apo të jetë interes i partive politike.

Dragana Spasevska, koordinatore e iniciativës qyeteare “Libra dhe Mësim duhet të ketë” 

“Fillojmë me organizimin dhe koordinimin e marshimeve dhe protestave të qeta në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut, pra, të shtunën nga ora 12:00 protestat fillojnë si në kryeqytet ashtu edhe në qytetet tjera. Më pas vazhdojmë me paraqitjen e iniciativave qytetare për një referendum kundër këtij ligji”

Nisma qytetare gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen marshit të tyre për të shprehur paknaqësin nga sjellja e ministres, Milla Carovska dhe institucioneve kompetente. Nga kjo iniciativë gjithashtu bënë të ditur se bojkotimi i mësimit do të ndërprehet , pasi siç thonë ata, ka mbetur edhe pak në mbarimin e vitit shkollor dhe se duhet fëmijëve t’u jepet mundësia të korrigjojnë notat e tyre dhe të mos kenë stres shtesë.

Burimi: TV SHENJA