Nxënësit do ta ndërpresin bojkotin e nisur ditë më parë dhe do t’I rikthehen mësimit. Iniciativa qytetare “Libra dhe Mësim duhet të ketë”në takimin e sotshëm me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pa pjesmarrjen e ministres Milla Carovska, shqyrtuan kërkesat e nxënësve dhe prindërve. Dragana Spasevska, përfaqësuese e kësaj iniciative tha se patjetër duhet të ulen të gjithë sëbashku për ta zgjidhur këtë problem, ndërsa, edhe një herë sqaroi se kërkesat e tyre janë shumë të qarta dhe serioze.
Dragana Spasevska, përfaqësuese e Iniciativës qytetare “ Libra dhe Mësim duhet të ketë
“Japim afat deri në fillim të javës së ardhshme, të na përgjigjen, ose në të kundërtën do të dalim me protesta, dhe do të dalim me iniciativa qytetare për ta ndërprerë këtë propozim ligji”.
Gjithashtu ata në mbledhjen e sotshme kanë kërkuar që, Librat e shtypur detyrimisht të mbeten në përdorim, të mos përfshihen dy apo më shumë lëndë në një lëndë, të krijohen kushte të posaçme për fëmijët me aftësi të kufizuara në kushtet e pandemisë, dhe pjesmarrjen e patjetërsueshme të grupit qytetarë në punën e grupit për ndryshimet në propozim Ligjin e digjitalizimit.
Burimi: TV SHENJA