Carovska në trajnim me drejtorët e shkollave të mesme profesionale: Me avancimin e arsimit profesional në kuadër cilësor dhe mundësi për punësimin e të rinjve Trajnimi për aktivitetet që duhet t’i zbatojnë drejtorët e shkollave të mesme profesionale ku në vitin e ri shkollor 2021/2022 fillon zbatimi i konceptit të arsimit të dyfishtë, si dhe për detyrimet që duhet t’i ndërmarrin në drejtim të partneritetit efektiv me kompanitë që janë pjesë e konceptit dhe do të marrin pjesë në edukimin e nxënësve të shkollave të mesme, u mbajt sot në hapësirat e Klubit të Deputetëve, ndërsa në organizim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Drejtorët ishin të njoftuar me përvojën dhe praktikat e mira në shkollat në vend në të cilat ky koncept tashmë është vendosur dhe jep rezultate të mira. Gjithashtu, gjatë kohës së trajnimit, u diskutua edhe për harmonizimin e planeve dhe programeve mësimore pas të cilave do të realizohet mësimi, ndërsa sipas të cilit është parashikuar rritje e konsiderueshme të numrit të orëve për trajnimin praktik drejtpërdrejt në vendin e punës tek kompanitë partnere të shkollave. Në trajnimin mori pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska e cila iu reflektua përfitimeve nga vendosja e konceptit të arsimit të dyfishtë kryesisht për nxënësit, por edhe n’përgjithësi për vendin në tërësi. Ajo theksoi se angazhimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është koncepti i arsimit të dyfishtë të përfshihen të gjitha shkollat e mesme profesionale, sepse krijon nxënës të përgatitur mirë për qasje të shpejtë dhe të suksesshme në tregun e punës, ndërsa siguron edhe bazë të mirë për vazhdimin e arsimit në institucionet e arsimit të lartë. “Jam e kënaqur që përmes një dialogu intensiv që e quajtëm” Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm “së bashku me ju si drejtorë të shkollave, së bashku me komunat dhe kompanitë, kemi arritur të përcaktojmë nevojat në nivelin lokal për hapjen e profile të reja arsimore dhe të vendosim profesione që janë të kërkuara në tregun e punës, si hap shumë i rëndësishëm për të zvogëluar papunësinë në vend dhe atë mu përmes konceptimit të duhur të politikave arsimore “, tha Carovska. Ministrja theksoi se për konceptin të ketë sukses dhe të arrijë efektivitetin e projektuar, drejtorët e shkollave kanë rol të madh, sepse u mbetet atyre së bashku me kuadrin mësimor ta koordinojnë të gjithë procesin, ndërsa në çdo kohë do të kenë edhe mbështetje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë edhe më tej. Do të përpiqemi të sigurojmë sa më shumë mjete për pajisjen e kabineteve dhe punëtorive për trajnim praktik, do t’ju këshillojmë rreth bashkëpunimit me kompanitë dhe natyrisht, do të vazhdojmë fushatën për promovimin e përfitimeve nga arsimi i mesëm profesional në interes të saj që bankat shkollore në shkollat e mesme të mbushen me sa më shumë nxënës”, potencoi Carovska. Ajo shtoi se për stimulimin e të rinjve ta zgjedhin arsimin e mesëm profesional, këtë vit janë të parashikuara 2000 bursa prej 3500 denarë për 9 muaj të vitit për nxënësit të cilët do të regjistrohen në paralele të dyfishta në arsimin trevjeçar dhe katërvjeçar, si dhe 200 bursa prej 2200 denarë, gjithashtu për tërë vitin shkollor, për nxënës të regjistruar në profesione të caktuara deficitare, si elektroteknike, makinerie, profesion hotelieri – turizëm dhe të tjera. Përndryshe, me konkursin e ri për regjistrim në shkollat e mesme në vitin shkollor 2021-2022, është parashikuar të hapen 97 paralele të dyfishta me vëllim të rritur të trajnimit praktik për 2,001 nxënës. Prej tyre, rreth 86 paralele janë rezultat i bashkëpunimeve të reja midis shkollave dhe kompanive të vendosura në disa muajt e fundit. Koncepti mbështetet plotësisht nga kompanitë. Sipas anketës së MASH-it nga fillimi i vitit, mbi 85% prej tyre shprehën interes të vendosin bashkëpunim me shkollat në nivelin lokal dhe t’i pranojnë nxënësit në trajnimin praktik.