MASH-i nuk heq dorë nga miratimi I ligjit të ri për librat shkollor ku vendosen materiale bashkëkohore për mësim dhe ofrohen mundësi për digjitalizimin. U bëjmë thirrje qytetarëve dhe prindërve që të mos bien pre e gënjeshtrave dhe manipulimeve që në opinion plasohen nga deputetë të opozitës – thuhet në një reagim nga MASH, pas informacioneve të disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, se ligji është tërhequr.
Sic thonë nga MASH, në interes të informimit objektiv dhe të vërtetë pas koordinimit me Sekretariatin për Cështje Evropiane, Ligji është kthyer që të plotësohet vetëm pjesa për harmonizim me dokumentet evropiane, si pjesë e harmonizimit të jurisprudencës kombëtare me atë evropiane. Ligji sot është në rend dite të Qeverisë, pas cka do të dorëzohet në Kuvend – njoftojnë nga MASH-i.