Ministria e Arsimit tërhoqi projektligjin për dixhitalizimin e librave shkollorë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ka tërhequr projektligjin për dixhitalizimin e teksteve shkollore, me çka teksti nuk do të hyjë në procedurë parlamentare,  bëri të ditur deputeti Antonio Milososki.

Në një deklaratë, ai tha se me gjasë, tërheqja është bërë si reagim ndaj kritikave të shumta të opinionit në ditët e kaluara.

Millososki shpjegoi se propozimi është tërhequr dhe se diskutimi nuk mund të fillojë në Kuvend.

“Nëse projektligji nuk tërhiqej, ateëhetrë do të thirrej komisioni i Arsimit dhe do të fillonte një debat mbi të njëjtin projektligj, pastaj ai do të dërgohej në seancë plenare për t’u miratuar ose për tu refuzuar. Sidoqoftë, meqenëse tani është tërhequr, kjo do të thotë që qeveria po heq dorë nga propozimi që ka paraqitur”, tha Milloshoski për Slloboden Peçat , duke shtuar se Qeveria ende ka të drejtë ta dërgojë këtë ligj përsëri në procedurën parlamentare.

“Qeveria ka të drejtë ta shtrojë këtë projektligj përsëri në Parlament, por pasi e ka tërheqë, ndoshta do ta parshtrojë në një formë tjetër, ose më vonë dikur”, sqaron ai.

Kujtojmë se ditëve të kaluara opinioni në vend kishte reagime të shumta lidhur me dixhitaliyimin e teksteve shkollore, kryesisht negative, madje edhe me frikën për shëndetin pamor të fëmijëve.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, të hënën deklaroi se janë kundër teksteve dixhitale. Sipas tyre, dixhitalizimi është një hap i mirë përpara, por ata kërkojnë futjen e një modeli belg të dixhitalizimit të arsimit ku prindërit dhe nxënësit vet do të zgjedhin nëse do të mësojnë nga një libër shkollor i shtypur apo nga një elektronik.