Me rastin e ditës botërore të librit, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me z. Fatmir Emini përfaqësues i donatorit kompanisë së mirënjohur “Eftinija Impeks”, drejtorin e shkollës z. Rahim Maksuti dhe drejtoreshën e Klinikës për sëmundje kirurgjike znj. Nermin Bajrami Shaqiri lëshuan në përdorim zyrtar bibliotekën e re shkollore të SH.F.K. “Jashar Bej Shkupi”. Kjo hapësirë e bukur për lexim është rezultat i punimeve që po realizohen për renovimin e tërësishëm të kësaj shkolle fillore të cilat gjithashtu janë në përfundim e sipër. Poashtu, Komuna e Çairit vazhdon edhe traditën e shpërndarjes së librave në të gjitha shkollat fillore në territorin e saj me rastin e ditës botërore të librit.