Carovska: Mësimdhënësit do të punësohet në periudhë të pacaktuar, nuk do të ketë frikë për largim nga puna

Ministrja e arsimit dhe shkencës Milla Carovska për televizionin “Telma” ka deklaruar se mësimdhënësit me Ligjin e ri do të punësohen në kohë të pacaktuar dhe me këtë nuk duhet të kenë frikë për të ardhmen e tyre.

“Në vend të frikës nga përjashtimi nëpërmjet Ligjit të ri për mësimdhënës sigurojmë punësim të përhershëm, motivim dhe siguri. Mësimdhënësit nga tani nuk do të kenë frikë për presione politike por do të drejtohen kah ligjërimi kualitativ dhe arritja e rezultateve të larta në garat ndërkombëtare”, ka thënë Carovska.

Burimi: TV Telma

Përshtati: Schoolture.info

https://www.facebook.com/carovska.mila/posts/885102825369093