Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars mund të mos jenë rikthyer plotësisht në këtë vit, por disa elemente të veçanta të ngjarjes janë rikthyer.
Shfaqja që përfshin elitën e Hollywoodit do të mbahet këtë të diel, 25 prill. Ata që do nominohen do të marrin çantat legjendare të dhuratave përmes postës nëse nuk marrin pjesë personalisht, dhe është dorëzimi mjaft special. Çdo çantë thuhet se kap vlerën plot 60 mijë dollarë.
Pra, çfarë ka saktësisht brenda?
Pjesa më e madhe e vlerës në çanta nuk është aspak në gjëra fizike. Është në mallin e vërtetë luksoz të epokës së rimëkëmbjes pandemike – udhëtimi!
Sipas Cosmopolitan, çantat përfshijnë kupona për tre netë në Resortin Kahari në Bahamas, tre netë në Casa del Campo në Republikën Dominikane, dy netë në Resortin ekskluzive Raiwasa në Fixhi, dhe, vetëm për të nominuarit, katër netë në Sailrock Resort në Turk dhe Kaikos, i cili vlerësohet të kap vlerën dhjetë mijë dollarë.
Ekzistojnë gjithashtu kupona dhe ftesa për trajtime manikyri, kirurgji plastike, dhe madje edhe këshilla të personalizuara për investime nga kapitalistët e sipërmarrjes. /Telegrafi/