Në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, u mbajt sot Mledhje komemorative për nder të profesoreshës së biologjisë Zejnepe Bardhi Çelebiu, e cila pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë në moshën 43 vjeçare, duke lënë pas vetes bashkëshortin Bekimin Çelebiun, djalin Detjon dhe vajzën Erinën.
Para familjarëve, miqve dhe kolegëve, fjalim mbajti kryetari i komunës së Gostivarit, Аrben Taravari i cili ndarjen nga të profesoreshës e vlerësoi si një dhimbje të thellë jo vetëm për familjarët por edhe të gjithë atyre që e njihnin nga afër. “Zejnepe Bardhi Çelebiu hapi një plagë të madhe në zemrat e familjes së saj dhe u shkaktoi dhimbje të madhe të gjithëve që e njohën, nxënësve dhe kolegëve.
Ajo ishte profesoreshë e biologjisë dhe me njohuritë shkencore dhe shpirtin e saj fisnik, arsimoi vajza dhe djem që nuk do ta harrojnë kurrë. Ajo ishte gjithashtu një aktiviste e palodhur me një koncept të zhvilluar rrallë për komunitetin në lidhje me mjedisin dhe shëndetin. Ajo ishte gjithashtu pjesë e Forumit të Gruas të Aleancës për Shqiptarët dega në Gostivar, sepse nuk mund të rrinte duarkryq dhe të shihte degradimin e shoqërisë. Do të na mungojë një zonjë e tillë, e cila ishte një arkitekte e rrallë dhe e vlefshme e jetës. Ngushëllime familjes, Zoti ia ruajt fëmijët!” – tha mes tjerash kryetari Taravari.
Për fisnikërinë dhe shpirtin e çiltër të së ndjerës, foli edhe kryetari i Këshillit Besim Memedi si bashkëfshatar dhe mik familjar,ndërsa në emër t kolegjiumit të SHF “Ismail Qemali, ku ajo punoi për shumë vite, referatin e lexoi Burim Kaprolli. Të pranishmit, me fjalim të shkurtër dhe mjaft motiv i falënderuan bashkëshorti Bekim Çelebiu dhe vëllau i saj Shemsi Bardhi. /Globi