Në Panelin e organizuar nga Qendra “Racio”, zv/kryeministri Fatmir Bytyqi shpalosi programet e qeverisë të cilat janë ndërmarr për punësimin e të rinjve si dhe ato që do të ndërmerren në të ardhmen për të ulur numrin e të rinjve të papunësuar.
Ai tha se thelbi i programeve të qeverisë janë dy gjëra: krijimi i mundësive për të rinjtë si dhe trajtimi i tyre në mënyrë të barabartë me kategoritë tjera.
“Mendoj se kjo është baza e çdo mendimi të mirë politik, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndihmojë të rinjve gjatë marrjes së vendimeve të rinë këtu. Besoj fuqishëm që me programet dhe masat e ndryshme që dalëngadalë i ndërmarrin, por që duhet kohë që bashkërisht t’i shohim efektet e saj jemi në rrugë të duhur”, ka deklaruar zv/kryeministri Fatmir Bytyqi.
Apo ashtu sipas tij në buxhetin e vitit 2021 në më shumë programe janë dedikuar mjetet për të rinjtë.
“Në planin operativ për punësim që targetohen të pa punë janë dedikuar 25 milionë euro. Ata që kanë ngelur pa punë për shkak kovidit do të ndihmohen. Çdo program tjetër duhet të ketë parimin e diverzitetit dhe inkluzivitetit. Nuk do të ketë program ku 100% e fondeve do të shkojnë tek një etni, gjini, apo grup tjetër. Parimi i tretë është disitribuimi i mjeteve duke e pasur parasysh zhvillimin rajonal të barabartë”, tha më tej zv/kryeministri.
Sipas tij efekti vjen ngadalë dhe se gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës. Ajo që është e rëndësishme sipas tij, është besimi.
Bytyqi po ashtu deklaroi se plani operativ për programe edhe masa aktive për punësim ka një buxhet prej 1.5 miliardë denarë dhe targeton mbi 11 mijë të papunë në shtetin tonë.
“Të rinjtë nën 29 vjet janë në tragetin e të gjitha masave. Një prej masave është shtesa për të rinjtë. Çfarë do page të rinjtë deri në moshën 23 vjeç kanë në sektorin privat, shteti jep plus 3000 denarë. Nëse ka marrë 18 mijë denarë shteti i jep plus 3000 denarë. Targetohen 2500 persona dhe janë 100 mijë denarë. Mendojmë se kjo mund të ndikojë te popullata shqiptare, ngase motivi për tu punësuar tek sektori privat të rinjtë shqiptarë është e ultë”, u shpreh më tej zv/kryeministri.
Zv/kryeministri përmendi edhe programet për bujqësi, ku sipas tij, fatkeqësisht shumë të rinj kanë aplikuar për grante, ndërsa tha se ka grante dikrekte deri në 10 mijë euro.
“Segmenti i tretë është Fondi për inovacione teknologjike. Rreth 50% janë të dedikuar dhe të alokuar për të rinj. Mbi 300 projekte start-ap janë të përkrahur deri tani. Në thirrjen e fundit për bëj start-up, nga 84 kompani, 44 kompani janë krijuar nga të rinjtë”, deklaroi zv/kryeministri.
Zv/kryeministri përmendi edhe risinë në sistemin arsimor. Sipas tij këtë vit për herë të parë ka rreth 4% më tepër paralele të hapura në arsimin dual se sa në vitin e kaluar.
“Nga 11 gjithsej që ishin vitin e kaluar këtë vit është plani që të hapen 95. Kemi rreth 50 kompani që investojnë në hapjen e arsimit të dyfishtë. Kjo është mënyra se si të rinj t’i bëjmë të punësueshëm në tregun. Ata që do të shkojnë në shkolla profesionale do të kenë nga 3.500 denarë në muaj. Rreth 2500 bursa janë të planifikuara që mendoj që është një hap i madh. Nëse e shohim se ka interes atëherë ka mundësi për të korrigjuar”, deklaroi më tej zv/kryeministri Bytyqi. /Schoolture.info/