Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” ka organizuar Panel Diskutim me temë: “Qasje dhe strategji kreative në përpilim të programeve për punësim të të rinjve. Kryetari i Qendrës Racio, Fahmi Osmani, deklaroi se ky panel diskutim është organizuar për të parë se cilat janë mundësitë dhe programet që ofrohen në vendin tonë për punësimin e të rinjve, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilën përballen rinia sa i përket çështjes së punësimit.
“Duke pasur parasysh se dita ditës të rinjtë e kanë humbur besimin se një ditë do të bëhet mirë këtu, ne vazhdimisht me përkrahjen tonë mundohemi ti motivojmë duke organizuar aktivitete të ndryshme, me këtë aktivitet presim të tregohen programe kreative nga zëvendëskryeministri I vendit dhe panelistët tjerë të cilët janë të spikatur në lëmit e tyre”, deklaroi Fahmi Osmani.
Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi në këtë panel diskutimi shpalosi planin operativ për të cilin tha se këtë vit është në një nivel të lartë historik sa i përket pjesës së buxhetit. Bytyqi u shpreh se efektet vijnë dalgadalë dhe se ndryshimi nuk mund të vije Brenda natës.
“Plani operativ për programe edhe masa aktive për punësim ka një buxhet prej 1.5 miliardë denarë dhe targeton mbi 11 mijë të papunë në shtetin tonë. Të rinjtë nën 29 vjet janë në tragetin e të gjitha masave. Një prej masave është shtesa për të rinjtë. Çfarë do page të rinjtë deri në moshën 23 vjeç kanë në sektorin privat, shteti jep plus 3000 denarë”, deklaroi zv/kryeministri Bytyqi, ndërsa ka përmendur edhe risin në sistemin arsimor ku këtë vit priten që të hapen 95 paralele në arsimin e dyfishtë, e që kjo do të ndihmojë në punësimin e të rinjve menjëherë pas mbarimit të shkollës së tyre.
Profesori Universitar Gadaf Rexhepi në fjalimin e tij tha se është mirë që shkalla e papunësisë në vendin tonë po ulet, megjithatë, shprehu shqetësimin se papunësia është në nivel të lartë tek të rinjtë deri në moshën 24 vjeçare dhe ato deri 30 vjeçare.
Rexhepi tha se ajo që është simptomatike është fakti se rinia nuk besojnë në politikat që promovohen në vendin tonë.
“Mendojë se politikbërësitë duhet të merren me atë se përse të rinj nuk besojnë. Personalisht nuk mendoj se gjendja është aq e keqe. Mendojë se duhet të mendojnë se pse është ky mosbesim, ky pesimizëm” tha Rexhepi duke shtuar se tre janë çështjet që duhet punuar në vendin tonë, njëra është ngritja e cilisësisë së arsimit, ekonomisë dhe llogaridhënia”, tha profesori universitar Gadaf Rexhepi.
Nga ana tjetër ekonomisti dhe ligjëruesi Visar Ademi deklaroi se sot jetojmë në një kohë më interesante se më parë, por e cila është më sfiduese dhe më e rrezikshme. Ai i bëri apel të gjithë të rinjve që sa më shumë të ndjekin trajnime të ndryshme si dhe të bëjnë punë praktike, me cka do të fitojnë përparësi në tregun e punës.
“Punësimi ka ndryshuar. Para 20/30 vite kishte kompani familjare, mikro të vogla. Tregu është bërë global dhe vetëm kompanitë e suksesshme mbijetojnë, por ata dojnë dije dhe kapacitetet. Vdiqën biznese ku u krijoheshin punësime për familjarët. Puna praktike sot është numër një për çdo të ri”, u shpreh Ademi, duke shtuar se duhet të përfundojë koha kur të qenit administrator ka qenë arritja më e madhe.