MASH: Teksti shkollor nga lënda e Gjeografisë për vitin e dytë -arsim mesëm është tërhequr nga përdorimi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se teksti shkollor nga lënda e Gjeografisë për vitin e dytë -arsim mesëm është tërhequr nga përdorimi..
Sot, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska nënshkroi vendimin e Komisionit me të cilin tekst shkollor i kontestuar tërhiqet nga mësimdhënia.
Komisioni konstaton se teksti shkollor është i stërngarkuar me të dhëna tjera statistikore dhe fakte që nuk korrespondojnë në përputhje me qasjen didaktiko-metodologjike për moshën e fëmijëve. Gjithashtu, në disa përmbajtje mësimore në tekstin shkollor, janë shkelur parimet e paprekshmërisë së kulturës, historisë dhe vlerave të tjera të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që është në kundërshtim me Ligjin për Tekstet për Arsim Fillor dhe të Mesëm .
Teksti shkollor është miratuar sipas programit mësimorë nga viti 2002.
Në kuadër të planit për reformën e plotë të sistemit arsimor kombëtar, një nga hapat kryesorë është sigurimi i teksteve cilësore dhe përmbajtjes mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm. Mangësitë që janë përhapur në shumë tekste shkollore dhe materiale gjatë viteve, me reformat do të hiqen plotësisht dhe do të zgjidhen sistematikisht. Ligji i ri për materialet didaktike dhe tekstet shkollore tashmë është publikuar në RENR dhe ai parandalon sistematikisht që përmbajtje të tilla të hyjnë në tekstet shkollore.