Një hulumtim i bërë nga Nisma Intelektuale për Rritjen e Cilësisë në Arsimin Universitar – NIRCAU, gjatë periudhës një vjeçare mars 2020-mars 2021, tregon se profesorë të universitetit të Tetovës gjegjësisht të mjekësisë, punimet e tyre shkencorë i kanë plagjiaturë. Sipas hulumtimit dhjetë profesorë kanë marr tituj shkencor me plagjiaturë
“Deri më tani, kemi deponuar në udhëheqësinë e këtij institucioni mbi 15 ankesa për hulumtime të vjedhura të profesorëve dhe doktorantëve të këtij fakulteti dhe avancime jo meritore në titull akademik në këtë fakultet, por….. siç duket ankesat ranë në vesh të shurdhur. Korrupsioni akademik, ky treg jo i ligjshëm që merret me shitblerje, mashtrim akademik, dhe shumë vepra tjera që janë sinonim i problematikës të cilën e kemi hulumtuar tash e disa muaj, e që konkretisht ka të bëje me hulumtimet plagjiaturë dhe servohet nga profesorë të këtij fakulteti, të cilat nuk janë pak, e ndërkaq askush nuk po ua zë rrugën e t’i ndaloj në kryerjen e kësaj vepre”, thonë nga Nisma Intelektuale për rritjen e cilësisë në arsimin Universitar.
Por dekani i fakulteti të mjekësisë Nevzat Elezi, i cili tani për tani është ushtrues detyre thotë se publikimet e plagjiaturës nuk bëhen në media, por në organet përkatëse. Ai mbron kolegët duke thënë se titulli ‘profesor’ nuk mund të merret me një punim, por se kërkohet shumë punë.
“Ne nuk mund të merremi me dikë që shkon në eter pra me të kuqe apo diçka të tillë. Këtë sistem nëse dikush e ka zbuluar dhe unë nuk jam kundër zbulimeve të plagjiaturave pasi që shkenca nuk bëhet vetëm me kopjime, por nuk mund të lidhesh vetëm me një, pasi që askush me një punim shkencor nuk mund të arrijë në një titull, por janë një numër i caktuar, dhe ne nuk mund të ja mohojmë, nëse 20 apo 30 janë ok. Nëse ka një atë punim plagjiature, mund të eliminohet por jo edhe zgjedhja e titullit”, theksoi Nevzat Elezi – U.D Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës.
Por kjo nuk është e gjitha. Ish-studentja Ardiana Dauti thotë se ka qenë e detyruar të blejë libër nga njëri nga profesorët që përmendet në këtë hulumtim .
“Gjatë studimeve të mia katërvjeçare edhe unë kamë qenë pjesë e këtij fenomeni korruptiv, pasi që edhe unë vetë si studente jam detyruar për marrjen e nënshkrimi, në fund të semestrit t’i blejë librat e profesorëve pasi nuk mund të merrja nënshkrimin. Kurse koleg të mijë kanë ble edhe punime seminarike për marrjen e nënshkrimit”, potencoi Ardiana Dauti – ish-studente.
Sipas ish-studentes, profesorët që dyshohen për plagjiaturë u kanë shitur edhe temat e diplomës, pasi blerja e librave është ndaluar vetëm pas protestës së studentëve.
“Fenomeni i fundit kur u ngritëm në protesta për dikë jo normale, edhe pse udhëheqësia dinte diçka të tillë aspak nuk reaguan dhe ne ngritëm revoltën tonë si student. Nga ato moment u ndal shitja e librave nga ana e profesorëve, por vazhdoi korrupsioni në anën tjetër, pasi që i detyrojnë studentët të blejnë punimet e diplomave apo temat e diplomave”, shtoi Ardiana Dauti – ish-studente.
Reagime të shumta gjatë ditës së djeshme ka pasur në rrjetet sociale, por kjo nuk është hera e parë që studentët kanë reaguar për shitje notash apo blerje të detyruar të librave. Kjo është hera e pare që një studente tregon publikisht blerjet e detyrueshme që behet në universitete të librave nga 20 euro.
Burimi: TV21