Tragjedia e dyfishtë e vëllezërve në Bermude.
Në vitin 1975, një djalë 17 vjeç u vra teksa po ngiste skuterin e tij. Historia ishte mjaftë tragjike, por sa tragjike edhe e çuditshme u bë kur u kuptua se vdekja e tij kishte qenë identike me të vëllait të vetë, shkruan lajmi.net.
Një vit më parë, vëllai i tij gjithashtu kishte qenë 17 vjeç, kur ishte vrarë duke ngasë të njëjtin skuter.
Të dy vëllezërit ishin vrarë sepse një makinë taksi i kishte goditur. Mirëpo gjërat bëhen të çuditshme këtu…
Të dy vëllezërit u vranë në të njëjtën rrugë, në të njëjtin vend. Pjesa më e pabesueshme është se në taksi ishte shoferi i njëjtë, Willard Manders, me pasagjerin e njëjtë.
Vdekja e tyre ishte identike në çdo mënyrë.
Tragjedia e vëllezërve Erskine Lawrence Ebbin dhe Neville Ebbin ishte një rastësi e pabesueshme.
Edhe pse vazhdimisht gjatë ditës mund të dëgjoni rastësi të ndryshme që mund të na duken që janë shumë të çuditshme dhe të vështira për tu besuar, kjo po që fiton vendin e parë.
Vdekjet e tyre ndodhën me datat 30.07.1974 dhe 18.07.1975. /Lajmi.net/