ÇERDHET: TË INFEKTUAR 34 PUNONJËS DHE 8 FËMIJË

Gjatë javës së fundit me COVID 19, janë infektuar 34 punonjës nëpër çerdhe dhe 8 fëmijë. Kështu njoftoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, e cila tha se numrat nëpër çerdhe ndjekin gjendjen e përgjithshme epidemiologjike në shtet.

JAGODA SHAHPASKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE 

“Nga e premtja e kaluar deri më tani, kemi 34 raste të reja të punësuarve të prekur me koronavirus nëpër çerdhe dhe 8 fëmijë pozitiv. Numri më i madh i fëmijëve në pajtim me protokollet janë prezentë nëpër çerdhe, numri I sotëm është 14 770 fëmijë, nga 21 035 nga sa duhet që të jenë prezentë nëpër çerdhe, konform protokolleve”

Shahpaska tha se dje janë zhvilluar bisedime me kryetarin e Komisionit Për Sëmundje Infektive rreth mundësisë për zgjerim eventual të numrit të fëmijëve që mund të jenë prezentë nëpër çerdhe, pa u rrezikuar shëndeti I tyre, megjithatë theksoi se qëndrimi I tyre ka qenë që protokollet për momentin nuk duhet të ndryshohen. /KlanMacedonia