Qyteti më i ftohtë në botë, Jakuc shënoi një rekord të ri, me temperatura nën minus 40 gradë për thuajse dy muaj rresht. Ky qytet rus që është shtëpi e rreth 300 mijë banorëve, është njëkohësisht qyteti më i madh në botë i ndërtuar mbi acar të përhershëm. Por këto temperatura të ulëta janë normale për banorët. Vetëm nëse temperaturat shkojnë në minus 50 ose minus 55 gradë, mbyllen kopshtet dhe shkollat. Jakuc është qyteti më i ftohtë mbi tokë, ndërsa fshati fqinj, Ojmjakon konsiderohet si vendi më i ftohtë i banuar ndonjëherë. Ojmjakon njihet si “Poli i të ftohtit”, me acar prej minus 77.2 gradë celsius, ku jetojnë rreth 500 banorë.