Kryeministri Zoran Zaev në Kuvend ku po diskutohen reformat në arsim ka deklaruar se qëllimi është që në vendin tonë të vendoset një sistem arsimor i cili është i inspiruar nga modelet më të suksesshme nga vendet në zhvillim, por edhe duke pasur parasysh edhe gjendjen tonë shoqërore dhe ekonomike.
Zaev tha se duhet pasur parasysh inkluzivitetin, barazinë dhe multikulturalizmin dhe aspekte tjera nga koncepti “Një shoqëri për të gjithë”.
“Këto ditë dëgjohen zëra se po shpejtojmë me reformën arsimore. Mendimi im është i kundërt- ne jemi vonë me reformat në arsim. Ato është dashur të ndodhin dhjetë vite më parë për shkak se si nevojë i ka imponuar zhvillimi i shpejtë i të gjithë sferave të cilat kërkojnë arsimin më hap me ndryshimet dinamike dhe progresive”, ka deklaruar Zaev.
Ai tha se do të punojnë në mënyrë që të dizajnojnë reformë arsimore e cila është në interes të fëmijëve.
“Për herë të parë në dekadën e fundit në shtetin tonë, po bëhen reforma në mënyrë transparente dhe përfshirje të të gjithë palëve, ndërsa në interes të nxënësve”, ka shtuar Zaev. /Schoolture.info/