Ky është rekord absolut, është rrëzuar 157 dhe në fund ka arritur ta merr patentë shoferin


Një shtetas i Britanisë emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka shënuar një rekord të ri pasi që ka arritur të merr patentën e shoferi pas 157 tentimeve.

Ai ka shpenzuar rreth 3.000 paundë. Disa media e cilësuan si shoferin më të keq në botë, ndërsa disa të tjerë e cilësuan si shembull për këmbëngulje.

“E vërteta është ajo që e thonë, nëse nuk ke sukses në fillim, tento përsëri… Testimi për lejen mund të jetë një nga sfidat më të vështira në jetë dhe disave ju duhet më tepër këmbëngulje se sa të tjerëve”, ka thënë për Lad Bibdle, Mark Tongju, drejtor ekzekutiv i “Selekt”

Për momentin ky person është në vendin e parë, megjithatë ka konkurrenc serioze ngase një grua e moshës rreth të tridhjetave është rrëzuar 117 herë dhe ende nuk e ka marrë patentë shoferin, ndërsa në vendin e tretë është një grua e cila nuk ka arritur të kaloj edhe pas 94 tentimeve.

/Schoolture.info/