Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot ka theksuar se me konceptin e ri për arsim fillor asnjë mësimdhënës nuk do të ngelet pa punë.
“Unë besoj në diskutimet demokratike, besoj në komentet që të gjithë profesorët i japin, ato janë qëllim mirë, një pjesë e tyre janë konstruktive dhe i marrim parasysh që në fund të sjellim koncept më të mirë për të gjithë fëmijët të cilët momentalisht janë në sistem dhe për ata që do të hyjnë”, ka thënë Carovska.
Ajo tha se ka pasur lajme to rrejshme se njerëzit do të mbesin pa punë, se do të shfuqizohet lënda e historisë.
“Mendoj se e tërë kjo bisedë u qetësuar dhe e vërteta doli në sipërfaqe. Të gjithë kanë mundësi ta shohin dhe lexojnë dokumentin”.
Burim: Schoolture.info