Shpallen konkurse shtesë për ndarjen e bursave të nxënësve dhe studentëve për vitin 2020/2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se janë shpallur konkurse shtesë për ndarjen e bursave të nxënësve të tjerë dhe bursa të studentëve, të cilat nuk u ndanë pas përfundimit të konkurseve të shpallura fillimisht, për vitin shkollor respektivisht vitin akademik 2020/2021.

Konkursi për ndarjen e bursave për studentë të rregullt të regjistruar në studime deri-diplomike nga cikli i parë në universitete publike dhe private dhe institucione e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shpallur në linkun. I njëjti parashikon shpërndarjen e 318 bursave për studentë nga kategoritë sociale, 64 bursa për studentët që kanë arritur mesatare të lartë në mësimin dhe 21 bursa për studentë të regjistruar në programet e studimit në matematikë, kimi dhe fizikë.

Përderisa, konkurset për ndarjen e bursave të nxënësve janë shpallur në linkun dhe me të njëjtat është parashikuar ndarja e 25 bursave për nxënës – fëmijë pa prindër, 10 bursa për studentë të talentuar dhe 20 bursa për nxënës të talentuar – sportistë, të regjistruar në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Kandidatët potencial që i plotësojnë kushtet e konkursit, mund ta zgjedhin aplikacionin e tyre së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme për ta dorëzuar atë në letër përmes arkivit të MASH-it, ose përsëri të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes platformës së internetit www.konkursi.mon.gov.mk, më së voni deri më 11.1. 2021. Udhëzimi për aplikimin elektronik mund të shikohet këtu. Rikujtojmë se aplikacioni konsiderohet i paraqitur me sukses pasi që nxënësi, përkatësisht studenti pasi të shtyp butonin “apliko”, do të merr ID (numrin e identifikimit) të aplikacionit”.

Për informata shtesë, MASH udhëzon në kontaktet e punonjësve në Sektorin për Standardin e Studentëve dhe Nxënësve, si dhe të gjithë punonjësve të tjerë në Ministri.