Hodai: Ja çfarë bëri UNSHM gjatë vitit 2020

2020 ka qenë një vit me të vërtetë shumë sfidues, por i suksesshëm për rritjen e UNSHM-së dhe afirmimin e tij si trup kryesor, relevant në përfaqësimin e nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut. Për nga cilësia, shumë njerëz të rinj janë bashkuar në Union, duke sjellë kështu energji dhe ide të reja.➡️ Përgjatë vitit 2020, UNSHM nën udhëheqjen time ka mbajtur 23 mbledhje të Bordit dhe 5 mbledhje të Kuvendit Qendror.

Ja dhe postimi i plotë i Blendi Hodait:

Më shumë se 68 vendime të rëndësishme janë marrë në këto takime.

Hartuam dhe publikuam Platformën e parë Politike me një vizion të ri e të qartë, me kërkesa për autoritetet arsimore në Maqedoninë e Veriut për çështjet e nxënësve dhe të arsimit .

✅ Në mënyrë të suksesshme nënshkruam Memorandumin “5 pika për Arsmin” me Partitë Politike para zgjedhjeve parlamentare.✅ Themeluam Bordin e Monitorimit dhe Mbikëqyrjes.✅ Në Shkurt 2020, filluam me platformën motivuese – TEEN Talks në çdo qytet, por kriza me pandeminë ndikoi në zbatimin e plotë të projektit.✅ UNSHM përjetoi një rritje të pa precedentë. Nga funksionimi në vetëm tre qytete në korrik të 2019, Unioni ka 18 degë lokale në dhjetor, 2020 – një rritje prej 325%.✅ Takime me Ministren e Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska, duke kërkuar modelin hibrid të të mësuarit gjatë krizës, një model i zhvilluar nga Unioni dhe diskutuam reformat e ardhshme në arsimin e mesëm.✅ Takime me Ministrin e Shëndetësisë- Venko Filipçe, duke diskutuar mundësitë se si dhe kur nxënësit mund të kthehen në mënyrë të sigurt në shkollë.✅ Takim Kryeministrin Teknik – Spasovski, për vitin shkollor. 4/6 e kërkesave tona u pranuan nga autoritetet.✅ UNSHM është pjesë e iniciativës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Mladi MON) – Grup pune për krijimin e politikave për të rinjtë në sferën e arsimit.✅ UNSHM pjesë e iniciativës së Ministrisë së Drejtësisë, grupi punues për parandalimin e shkeljes të së drejtave të fëmijëve.✅ Dhjetra takime pune me Ambasadorin Evropian Samuel Zhbogar.✅ Takim me Ambasadorin e ri Evropian në Maqedoninë e Veriut – David Geer.✅ Hartuam Dokument me politika (policy paper), me propozime dhe kërkesa për modifikim dhe thjeshtëzim të përmbajtjes së provimit të maturës shtetërore, respektivisht ndryshimin e modelit të maturës shtetërore nga katër lëndë në dy lëndë. Dokumenti u prezantua gjatë takimit me Ministren Carovska më 9 dhjetor 2020.✅ Bashkërisht me Delegacionin e Bashkimit Evropian, implementuam një ngjarje të shkëlqyeshme në prag të Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, Konferenca: “Education that makes citizens”✅ Hartuam dhe publikuam një numër raportesh me vërejtje dhe rekomandime për mbylljen e shkollave, mësimin nga distanca dhe ndikimin e COVID-19 në procesin arsimor, respektivisht në arsimin e mesëm.✅ Hartuam udhëzuesin “Education at 360°” – me rekomandime dhe vërejtje për sigurimin e cilësisë në arsim.✅ Krijimi i programit UNSHM Academy- për të mësuar brezat e rinj të nxënësve me funksionalitetin e Unionit me qëllim për të vazhduar këtë traditë.✅ Krijuam modelin e ri për organizimin e nxënësve të shkollës, një model që sfidon status quo-në dhe që është i modernizuar dhe bazuar në standardet evropiane. Kjo rregullore e propozuar nga UNSHM do të jetë pjesë e ligjit të ri për arsimin e mesëm në 2021.✅ Dërguam kërkesë tek Komisioni për Sëmundje Ngjitëse me 11 propozim-ndryshime për protokollet për vitin shkollor 2020/21 e të cilat shtatë prej tyre u pranuan.✅ Nxënësit e shkollave të mesme janë partnerë të barabartë në vendimmarrje në çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë.✅ Plani Strategjik 2019-2022 është implementuar plotësisht. Në janar 2021, UNSHM do të hartojë dhe votojë Startegjinë e Zhvillimit të UNSHM-së 2021-2025.✅ Takime Online me miqtë dhe kolegët tanë evropianë- OBESSU duke diskutuar për çështje arsimore, për përmirësimin e strukturave tona dhe krijimin e politikave arsimore për Maqedoninë e Veriut.✅ Më shumë se 23 reagime dhe deklarata për shtyp.✅ Amandamente të reja në statutin e UNSHM-së, që kanë përmirësuar funksionalitetin e Unionit dhe e kanë bërë punën tonë më efikase.✅ Të parët që adresuam nevojën e një Platforme të Unifikuar mbi mësimin në distancë në vend, e cila u pranua pas disa muajsh nga MASH.✅ Më 15 gusht, 2020 – UNSHM filloi platformën më të madhe të anëtarësimit. Që nga ajo kohë, shumë nxënës u bashkuan me lëvizjen, përkatësisht 350 aktivistë të rinj, në total më shumë se 630 anëtarë aktivë janë pjesë e Unionit.✅ Ne organizuam debate televizive (Click Plus Rinia) me përfaqësues të të rinjve në Maqedoninë e Veriut, së bashku me TV21.✅ Krijuam Ekipin e PR të UNSHM-së dhe caktuam Drejtorin e PR të Unionit.✅ Kremtuam Ditën Evropiane më 9 maj 2020, duke pasur një debat online me ish- Ambasadorin e BE-së – Samuel Zhbogar dhe ish-Ministrin e Arsimit dhe Shkencës – Arbër Ademi.✅ Marrëdhënie të rëndësishme dhe të mira me kolegët dhe miqtë tanë në Unionet e Nxënësve nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e Evropës.➡️ Të gjitha këto arritje nuk do të ishin të realizueshme pa ndihmën e stafit të mrekullueshëm përkrah meje: nënkryetarët Leutrim dhe Vanesa; u.d. së sekretarit Luka; këshilltarëve Naser, Adora, Emira, Kalina, Emir; kordinatorët Dejana dhe Sara, si dhe shefit të PR-it Amar.