Arsimimi medial do të bëhet pjesë e mësimit në mënyrë që të njihen lajmet e rrejshme

Arsimimi medial do të bëhet pjesë e mësimit me qëllim që t’u ndihmojmë gjeneratave të reja të jenë rezistuesit më të fuqishëm të lajmeve të rrejshme, paralajmëroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri foli edhe një herë për reformën arsimore në arsimin fillor dhe tregoi se përmes saj në mësim do të kyçen përmbajtje mësimore të cilat, siç tha, janë kyçe për fëmijët tanë dhe thelbësore, që nxënësit të hyjnë të përgatitur në këtë botë të re bashkëkohore digjitale.

“Në arsim përfshijmë arsimim medial dhe digjital, përmbajtje për antikorrupsion, ekologji, por edhe përmbajtje dhe orë për higjienë e cila u tregua si kruciale në luftën me Kovid-19. Kuptohet, përmbajtjet e reja nuk shkojnë në llogari të ekzistueseve. Nxënësit edhe më tej do të mësojnë histori, gjeografi, kimi, biologji dhe gjithçka tjetër që është e domosdoshme për njohuritë e tyre. Por, për këtë punë përmes debatit do ta zgjedhim modelin më të mirë”, theksoi Zaev.

Si Qeveri, potencoi Zaev, kemi obligim të madh dhe përgjegjësi t’u kundërvihemi dezinformatave dhe t’i parandalojmë dëmet të cilat i shkaktojnë lajmet e rrejshme.

“Prandaj një nga prioritetet tona në ‘Aksion 21’ është – stop për dezinformatat. Paralajmëroj aktivitete të përforcuara në periudhën që vijon, konsultime të gjera me punonjësit medial dhe sektorin qytetar dhe luftë akoma më serioze me dezinformatat, me fjalorin urrejtës dhe format e tjera të kërcënimeve hibride kundër demokracisë në shoqërinë tonë, në kuadër të Planit për aksion vendimtar kundër përhapjes së dezinformatave dhe kundër sulmeve ndaj demokracisë”, deklaroi Zaev.

Me këtë plan, siç tha, është përpunuar edhe protokoll për komunikime të krizës mes servisit qendror qeveritar komunikues dhe ministrive, i cili nëse nuk ekzistonte në kohë të krizës me kovid përmes të cilës kalojmë, do të kishim pasur vështirësi të mëdha në përballjen me lajmet e rrejshme, të cilat në numër të madh ishin plasuar përmes kuazi mediumeve.