MËSIMI “ONLINE”: SFIDË E PËRBASHKËT NXËNËS – MËSUES

Mësimi online nëpër shkolla ka hasur në sfida të shumta. Të  mësuarit online është një risi edhe për mësuesit, të cilët janë në “krye të detyrës”, nëpërmjet pajisjeve teknologjike. Për të dyja mësimi online është sfidues dhe nuk jep rezultatet që ato presin, pavarësisht punës së të dyja palëve nxënës-mësues. Problemet që në të shumtën e rasteve hasin nxënësit janë:  mësimnxënia,qasja në internet, interneti i pamjaftueshëm e tjj.

Qe kur u vendos qe ne kete gjysemvjetor mesimi do te zhvillohet online, si një nga masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, krijoi një problematikë të re për nxënësit, prindërit dhe vetë mësuesit. Por si eshte zhvilluar ky proces? Me cilat veshtiresi jane perballur nxenesit dhe mesimdhenesit. Ne nje interviste per programin “99 minuta” profesori I matematikes ne gjimnazin e Tetoves, shprehet:

SATKI ISMAILI – PROFESOR I MATEMATIKES

 “Mesimdhenesit po kerkojne menyra te ndryshme, strategji dhe teknika per ta relizuar ne menyre me kualitative mesimin ne distance. Te gjithe jemi te bindur se permiresime ka dhe do te kete ende ne te ardhmen. Por ne kete kohe mesimedhenesit po perballen me sfiden se sit i vleresojne nxenesit, si ta realizojme nje vleresim objektiv duke I plotesuar kriteret dhe standardet qe jane per vleresim nepermjet testimeve te ndryshme elektronike dhe online, vleresimit te detyrave te shtepise, vleresimit te hulumtimeve dhe prezantimeve te ndryshme”

Por si eshte zhvilluar ky proces nga prespektiva e nxenesve? Dea Palloshi nenkryetare e unionit te nxenesve te shkollave te mesme, rradhite nje liste te gjate problemesh.

DEA PALLOSHI – NËNKRYETARE UNSHM

“Shumica e profesoreve kishin veshtiresi me internetin, me mikrofonin, me kamerat, dhe derisa u stabilizuam nxenesit dhe profesoret kishin munges te mjeteve. –Shumica e profesoreve nuk ishin te njohur me platformen ngaqe nuk dinin si ta perdorin, nuk ishin vet admin te oreve dhe kishte nxenes qe e keqperdornin faktin qe ishim ne si organizator, ja u ndalnin mikrofonin profesoreve dhe kemi humbur shume kohe ne keto sende.”

 Nderkohe, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në takimin online me drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme, konstatuan se procesi edukativo arsimorderi me tani eshte zhvilluar me sukses. Nga kjo ministri paralamerojne se jane duke u pergatitur edhe per maturen shteterore. /KlanMacedonia