Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në takimin online me drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme diskutoi për rrjedhën e mësimit. U konstatua se procesi edukativo-arsimor nga fillimi i vitit shkollor 2020/2021 po zhvillohet me sukses. Mësimdhënësit informuan se vlerësimi i nxënësve për tremujorin e parë përfundoi pa ndonjë vështirësi. Nxënësit dhe prindërit kanë qasje në notat përmes ditarit elektronik. “Ishte sfidë ti vlerësoni nxënësit në këto kushte të ndryshme mësimore. Mirëpo, jam e bindur se Ju si mësimdhënës gjetët mënyrën dhe metodën më të mirë ti vlerësoni njohuritë dhe ti formoni notat për tremujorin e parë, në këtë viti shkollor të shkurtuar” theksoi Carovska. Në shkollat e mesme në rrjedhë janë përgatitjet për maturë, i cila duhet të mbahet brenda afatit ligjor. “ Arsimimi vazhdon dhe nuk do të lejojmë që pandemia të ndikojë në zhvillimin dhe përparimin e nxënësve. Gjashtë muajt e ardhshëm janë periudhë që të përgatitemi për implementimin e suksesshëm të maturës shtetërore, në pajtueshmëri me të gjitha protokollet shëndetësore. Programet e provimeve do të harmonizohen me programet mësimore të shkurtuara. Ju si mësimdhënës, ne si Ministri, dhe të gjithë ata që marrin pjesë në këtë proces të përfundimit të arsimimit të mesëm , do të ju ndihmojmë nxënësve me sukses të përvetësojnë edhe këto provime përfundimtare dhe të arrijnë rezultatet të mëdha. Dhënia e provimit të maturës është në interesin më të mirë të nxënësve dhe është bazë për përparimin e mëtejshëm dhe vazhdimin e arsimimit në fakultete” u shpreh Carovska.