Ministria e arsimit dhe shkencës kohë më parë ka bërë të ditur se në bazë të “përvojave ndërkombëtare do të krijohet modeli jonë arsimor i shkollës së fillore” në të cilin, siç theksojnë, më e rëndësishme do të jetë nxënësit të mësohen të mendojnë në mënyrë kritike dhe të sjellin vendime.
“Sistemi arsimor do të përmirësohet në bazë të fakteve dhe argumenteve që do të përfitohen nga testimi Nacional në vitin 2021, rezultatet nga matura, notat në fund të vitit dhe vërejtjet nga nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit”, kanë bërë të ditur nga më parë nga MASH.
Nga MASH për “Sloboden Peçat” thonë se në mënyrë aktive po punojnë në krijimin e atij modeli i cili do të sjell shumë ndryshime në sistemin arsimor.
Qëllimi është të braktiste modeli tradicional faktografi i mësimit dhe të tejkalohet në arsimim që krijojnë qytetarë të cilët mendojnë në mënyrë kritike dhe logjike dhe sjellin konkluza në bazë të argumenteve dhe analizave.
Sipas MASH, qëllimi është krijimi i gjeneratave që atë që e mësojnë në shkollë ta lidhin dhe zbatojnë në përditshmëri, e që është tendencë në tërë botën.
Sipas informacioneve tani ekziston edhe grupi i punës i cili e bën konceptin e ri për mësim fillor, dhe i cili ka përgatitur pyetësor me hulumtime tek të gjithë mësimdhënësit që të vërtetohen qëndrimet e tyre për atë se çfarë i mungon arsimit.
Pyetësori do të dorëzohet edhe tek prindërit dhe nxënësit, ndërsa do të ketë edhe debat publik, në të cilin do të kyçen edhe palët e interesuara. /Schoolture.info/