Gjithsej 23,1 miliard denarë do të jetë buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2021, rreth 1 miliardë denarë janë ndarë për investime kapitale, krahasuar me vitin e kaluar, kjo shifër është dy herë e gjysmë më e lartë. Ndërkaq për herë të parë në RMV, shteti do të siguroje asistente arsimore për nxënësit me nevoja të veçanta, shkruan Portalb.mk.
Sipas ministres Carvoska, në buxhetin e ri shumë qartë paraqiten politikat dhe përpjekjet e zhvilluara për krijimin e arsimit që i mundëson çdo fëmije ta arrijë potencialin e tij të plotë.
“Fëmijët që tani janë pjesë e procesit arsimor janë gjeneratat që duhet ta mbajnë këtë shoqëri përpara. Shkollat duhet t’i përgatisin për vendet e punës që ende nuk janë krijuar, për teknologjitë që ende nuk janë shpikur, për zgjidhjen e problemeve që ende nuk janë parashikuar. Pikërisht ne po përballemi me përgjegjësinë, por edhe detyrimi të krijojmë mundësi të reja për fëmijët dhe të rinjtë tanë, që të përgatitur ta presin ardhmërinë. Prandaj ky buxhet u krijua sipas nevojave reale të arsimit dhe në drejtim të reformave për të cilat po synojmë,” tha Carovska.
Ndërkaq me mjetet e ndara për investime kapitale janë paraparë rikonstrukcioni i shkollave, ndërtimi i sallave të sportit, adaptimi i 3 shkollave të mesme në qendra rajonale për arsim të mesëm profesional si dhe rikonstruimi i konvikteve për studentët e arsimit të lartë.
“Ndamë rreth 1 miliard denarë për investime kapitale – që është dy herë e gjysmë më shumë se vitin e kaluar. Me këto mjete do të mundësojmë proces më të mirë arsimor për rreth 100,000 nxënës, studentë dhe kuadër mësimor. Do të rikonsturojmë shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë vendin, do të ndërtojmë salla sportive dhe do të vazhdojmë me rinkonstruimet e konvikteve të studentëve dhe institucioneve publike për arsimin e lartë,” theksoi Carovska.
“Arsimi inkluziv”, për herë të parë shteti do të angazhoje asistente personale
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për herë të parë ka ndarë gjithsej 54 milion denarë për angazhimin e asistentëve arsimor, në kuadër të asaj që quhet arsimi inkluziv, respektivisht me anë të kësaj synohet që secilit nxënës apo studenti të i mundësohet arsimimi i duhur.
“Për herë të parë është Ministria e Arsimit ndanë 54 milion denarë për angazhimin e asistentëve arsimorë. “Mundësojmë që çdo fëmijë të zhvillojë potencialin e tij përmes krijimit të politika arsimore inkluzive dhe kujdes për nevojat individuale të të gjithë nxënësve,” tha Carovska.
Ndërkaq një vit më herët, Portalb.mk informoi për mungesën e defektologëve apo personave përkatës që do të angazhoheshin me fëmijët me nevoja të veçanta në shkollat publike, rikujtojmë se në Tetovë Nga gjithsej 12 shkolla fillore, të punësuar janë vetëm dy defektologë të diplomuar në këtë sferë.
Nga ana tjetër, këta fëmijë mësimin deri tani e kanë zhvilluar përmes asistentëve personal të angazhuar nga UNDP, aktualisht në Tetovë janë gjithsej 29 edukatorë special.
Ndryshe, Carovska theksoi se MASH-i vazhdon të punojë në rikthimin e dinjitetit të mësimdhënësve, motivimin dhe vlerësimin e punës së tyre.